Shikimi i futbollit është aktivitet shumë i mirë për shëndetin

0

Në një fazë apo tjetër të jetës sonë, me siguri se dikush na ka thënë se shikojmë shumë futboll.

Pas së gjithash, e kemi shumë të lehtë t’i shpenzojmë vikendet para televizorit duke i shikuar ndeshjet më interesante, transmeton Telegrafi.

Pastaj është edhe argumenti që sugjeron se futbolli mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.

Pëllëmbët e djersitura, zemërimi e neveria janë disa prej gjërave që shikuesit e futbollit më së shpeshti i përjetojnë.

Por, këto ‘simptoma’ negative faktikisht nuk janë dëshmuar asnjëherë dhe, një studim i ri shkencor, faktikisht ka konfirmuar se futbolli është i mirë për shëndetin tuaj.

Shkencëtarët, përmes eksperimenteve të ndryshme, kanë zbuluar se rritja e pulsit të zemrës që ndodh gjatë shikimit të futbollit shpie në “stres pozitiv” – pra rezultat i njëjtë që arrihet gjatë një sesioni ushtrimor kardio.

Kështu, ata kanë konstatuar se shikimi i futbollit mund të ketë përfitim pozitiv në shëndet.

Një tjetër efekt është se, kur ekipi i preferuar fiton, fansave të atij ekipi iu zvogëlohet shtypja e gjakut dhe kjo ka efekt pozitiv në disponim për të paktën 24 orë pas fitores. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakÇka është fruthi, si trajtohet dhe gjithçka tjetër që duhet të dini për të
Artikulli tjetërSot pritet të ndodh shpërndarja e Kuvendit