Sot në zgjedhjet e mbajtura për kryetar të degës së LDK-së në Istog, delegatet e Kuvendit zgjedhor kanë rizgjedhur për kryetar të LDK-së në Istog, Haki Rugovën, i cili është edhe kryetar i Komunës së Istogut. Në Kuvendin e IX-të zgjedhor, ku ishin të pranishëm edhe deputetët Avdullah Hoti dhe Armend Zemaj.Kryetari aktual i degës së Istogut, Haki Rugova, mori besimin edhe për një mandat tjetër katër vjeçar të udhëheqjes së kësaj partie që qeverisë me Istogun që nga viti 2000.