Ragip Rusta, 93 vjeçari që përdorë kompjuterin, ka llogarinë e tij në Facebook dhe hulumton nëpër internet

0

Përderisa në vendet perëndimore përdorimi i teknologjisë nga moshat e shtyra është diçka e zakonshme, të njëjtën gjë nuk mund ta themi edhe për vendin tonë.

Por, për dallim nga bashkëmoshatarët e tij dhe të moshuarit tjerë, 93 vjeçari pejan, Ragip Rusta është një përdoues pasionant i internetit dhe hulumtimit në të.

Ai madje ka edhe llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, platformë të cilën e përdor për komunikim dhe informim, po duke mos lënë anash edhe hulumtimin në botën e gjerë të informatave që i ofron interneti.

“Unë kompjuterin e përdori tash e 30 vite. Para luftës ma ka blerë djali kompjuterin, derisa pas luftës  ma ka dhuru llap topin. Më është bërë shprehi përdorimi i tij. Nuk mundem pa kompjuter. Ka sende interesante shumë, sepse krejt historia njerëzore është këtu, nga të gjitha lëmitë që kërkon e gjenë këtu. Ka shumë njerëz që nuk e kanë provu mu aktivizu në internet”, ka theksuar Rusta.

Sipas tij, Facebook dhe hyrja në internet është diçka pa të cilën nuk mundesh t’i qëndrosh larg.

“Ka njerëz që janë shumë më të rinj se unë dhe nuk janë aktiv nëpër rrjete sociale dhe as në përdorimin e internetit”, ka shtuar Rusta.

Ai ka konstatuar se dikur analfabetë konsideroheshin ata që nuk e njihnin shkrimin dhe leximin, derisa anaflabetë modern sipas tij, janë ata që nuk dinë ta përdorimin teknologjinë dhe internetin.

Ndryshe, Ragip Rusta është babai i këngëtarit të mirënjohur Ardijan Rusta./Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakKosova udhëheq fushatën “Për një botë më të pastër
Artikulli tjetërBekë Berisha përkrahet fuqishëm nga të rinjtë e Deçanit