Partia Socialdemokrate (PSD), ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka folur për mediumin publik RTK.
Shqipe Pantina shtoi se si i vetmi medium publik në Kosovë për një dekadë RTK është kontrolluar nga pushteti dhe ka shërbyer si altoparlant propagandues dhe çerdhe e punësimit të familjarëve e militantëve të partive në pushtet më së shumti nga PDK.
Ajo shtoi se RTK duhet të jetë medium publik i pavarur.
“PSD mendon se pa pavarësi financiare të RTK nuk mund të ketë pavarësi as menaxheriale as editoriale. PSD propozon që RTK me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, të financohet nga qytetarët përmes një tarife e cila nuk duhet të jetë më e madhe se 20 euro në vit.
Bordi i RTK duhet që brenda gjashtë muajve të hyrjes në fuqi të ligjit të hartojë një strategji dhe të nxjerr një rregullore për mënyrën e inkasimit të tarifës vjetore, përfshirë këtu nëse është e nevojshme edhe marrëveshjen me palë të treta.”, ka thënë Pantina.
Ajo ka shtuar se familjet me asistencë sociale do të duhej të liroheshin nga kjo tarifë.
E, Dukagjin Gorani shtoi se ajo që e dallon një medium publik nga një medium politik është pavarësia editoriale.
Gorani theksoi se numri i anëtarëve të bordit të RTK të zvogëlohet nga 11 në 7. /Telegrafi/