PRISHTINË – THERJE ME THIKË DHE TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË AFËRSI TË DUPLEX-IT

0

Mbrëmë në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë dhe therje me thikë në afërsi të klubit të natës “Duplex”.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënëse e Policisë, Flora Ahmeti. Ajo ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Rinia”, ku pas një zënke ka pesuar viktima R. A.

“Sot rreth ores 02:00, ne stacionin policor Qendra ne Prishtine eshte iniciuar nje rast vrasje ne tentative. Rasti ka ndodhur ne rrugen “Rinia”, ku pas nje zenke (ku dyshohet se ka pase edhe te shtena me arme)ne mes te disa personave lendime nga arma e ftohte (thike) ka pesuar viktima R. A. Personi i lenduar eshte derguar per tretman mjekesor, nderkohe qe policia ka identifikuar tre persona te dyshuar dhe eshte ne kerkim te tyre”, ka thënë Ahmeti

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakKurti dhe Osmani japin detajet e bashkëqeverisjes
Artikulli tjetërVV-LDK MARRIN UDHËHEQJEN E KOMISIONEVE TË PËRHERSHME, NË TË KALUARËN ATO DREJTOHESHIN NGA OPOZITA