Policia largon tabelën me mbishkrimin ‘Republika e Serbisë’ në Zubin Potok

0

Tabela në Zubin Potok me mbishkrimin ‘Republika e Serbisë-Kosova dhe Metohija’ e vendosur nga serbët është hequr nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka arritur që ta heq menjëherë tabelën provokuese që ishte vendosur në Zubin Potok nga strukturat paramilitare atje.

Metro ka mësuar se më të vendosur tabela me mbishkrimin ‘Republika e Serbisë – Kosova dhe Metohija’, autoritet kosovare kishin lajmëruar rastin tek organet e rendit dhe autoritetet e larta në Prishtinë.

Ndryshe, kjo tabelë ishe vendosur në hyrje të komunës me shumicë serbe, Zubin Potok, në veri të vendit.

Tabela nuk ekziston më pas Policia e ka larguar atë./gazetametro.net

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakRaporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit-Dukagjin
Artikulli tjetërKRYEMINISTËR, MBAJE FJALËN