Policia kërkon Astrit Hasanaj, kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e tij

0

Policia e Kosovës, është vënë në kërkim të Astrit Hasanaj i cili është i dyshuar për blerje, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.

Për kapjen e tij, policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Personi i dyshuar është:

• ASTRIT (ISË) HASANAJ i lindur me 15.03.1976, në Pejë, me vendbanim në rruga “Adrian Krasniqi” nr. 99 në Pejë.

I dyshuari është i kërkuar për veprat penale:

• Blerje, Posedim, Shpërndarje dhe Shitje e Paautorizuar e Narkotikëve.

Me aktgjykim te Gjykatës Themelore ne Prishtine , te ndryshuar me aktgjykimin e Gjykatës se Apelit te Kosovës i është shqiptuar dënimi me burg si më poshtë :

• I dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj, (Aktgjykim i plotfuqishëm)

• I dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 1 (Një) vit e 4 (katër) muaj, (Aktgjykim i plotfuqishëm)

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakBekë Berisha përkrahet fuqishëm nga të rinjtë e Deçanit
Artikulli tjetërBarnat nga Serbia dhe Bosnja drejt zhdukjes nga tregu farmaceutik i Kosovës 4 orë