Përse rrezet e diellit na bëjnë të ndihemi shumë mirë

0


Përveç se shfaqja e diellit na shërben si arsyetim për ta fshirë pluhurin nga rrobat e pranverës, është gjithashtu shumë e mirë për shëndetin – qoftë atë mendor apo fizik.

Një studim i fundit ka zbuluar se mos ekspozimi adekuat në diell shkakton shumë rreziqe shëndetësore, njësoj me ato që shkaktohen nga pirja e duhanit, mbipesha apo qëndrimi ulur për kohë të gjata, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, hulumtimet tjera i kanë jap meritë ekspozimit të diellit për përmirësimin e procesit të plakjes dhe shëndetit kardiovaskular.

Megjithatë, rrezet e diellit na sjellin edhe shumë përfitime tjera shëndetësore, disa prej të cilave i gjeni më poshtë.

E përmirëson disponimin dhe përqendrimin

Ekspertët shëndetësorë thonë se ekspozimi në diell shpeshherë përdoret si lloj terapie për t’i rritur nivelet e serotoninës dhe për ta rritur disponimin.

Njohur ndryshe si hormoni i lumturisë, serotonina mund t’ju ndihmojë të jeni më të qetë dhe më të vëmendshëm.

E përmirëson gjumin

Jeni duke fjetur më mirë së fundmi? Atëherë jepjani meritat rrezeve të diellit! Kjo pasi që ekspozimi natyral në diell e mban të shëndetshëm ritmin tonë cirkadian dhe e përmirëson kualitetin e gjumit.

U ndihmon eshtrave

Vitamina D është e domosdoshme për një shëndet të mirë të eshtrave, ndërkaq mungesa e saj ndërlidhet me shkaktimin e sëmundjeve të ndryshme, si osteoporoza. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 5-15 minuta qëndrim në diell mjaftojnë për t’i gëzuar të gjitha përfitimet e vitaminës D.

Ndihmon në humbje të peshës

Jeni duke u përpjekur t’i humbni disa kilogramë? Atëherë dilni në diell! Hulumtimet zbulojnë se ekspozimi në diell gjatë orëve të mëngjesit ndihmon në djegien e yndyrës së trupit. 

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakSBASHK-u padit Ministrinë e Arsimit për vendimin e kompensimit të orëve të humbura
Artikulli tjetërSytë tregojnë këto sëmundje në trupin tonë