Një person nga fshati Kaliqan i Istogut kishte raportuar në polici se kinse i janë vjedhur 877 euro dhe që kishte marrë goditje nga i dyshuari ,por që ky raportim doli që të mos jetë i vërtetë, prandaj ky person dje është arrestuar nga policia për raportim të rrejshëm ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është intervistuar dhe është liruar sipas procedurës së rregullt.