Pamje të tmerrshme, nxënësit në Afrikë të Jugut mbajnë radhë për tu rrahur

0

Aktet e dhunës në shkolla janë temë diskutimi gjithandej dhe rasti më i fundit është regjistruar në shkollën “Bopedi Bapedi” në Limpopo, qytet në afërsi të kryeqytetit të Afrikës së Jugut, Johanesburg.

Protagonist ka qenë drejtori i shkollës, i cili u filmua duke goditur nxënësit.

Të vendosur në rresht para klase, drejtori godiste me sa fuqi që kishte nxënësit që vinin njëri pas tjetrit.

Ndërkohë në sfond dëgjoheshin të qeshurat e nxënësve të tjerë.

Me pamjet që u bënë virale brenda pak minutash, departamenti i Edukimit të Limpopo deklaroi se ndaj drejtorit kanë nisur hetimet dhe pritet që shumë shpejt të merren masa disiplinore, shkruan oranews.tv.

“Drejtorit të shkollës i është dërguar një letër pezullimi paraprak nga detyra dhe është ngarkuar me sjellje të pahijshme për administrimin e ndëshkimit fizik me nxënësit. Pezullimi paraprak është që të mos afrohet me nxënësit pasi do të frikësohen nga prania e tij në ambientet e shkollës”, është thënë në njoftimin e Departamentit të Edukimit në qytetin afrikan.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakVeseli: Do të kandidoj për kryeministër që të fitojë Kosova
Artikulli tjetërZgjedhjet e parakohshme, KQZ për momentin nuk ka para për organizimin e tyre