NJOFTIM PËR DËGJIM PUBLIK

0

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Istogut dhe shoqëria civile, së Dëgjimi me Qytetar për Planin Zhvillimor Komunal 2018 – 2026 do të jetë i hapur prej datës 29.01.2019, ky dëgjim do të mbahet në këto fshatra :

Gurrakoc me datë :12.02.2019, ora 10:00, vendi i mbajtjes së takimit, shkolla fillore “Martin Camaj”.

Banjë me datë : 12.02.2019, ora 14:00, vendi i mbajtjes së takimit, shkolla fillore “Trepça”

Rakosh me datë :13.02.2019, ora 10:00, vendi i mbajtjes së takimit, shkolla fillore “Ndre Mjeda”

Saradran me datë: 13.02.2019, ora 16:00, vendi i mbajtjes së takimit, shkolla fillore “Ismajl Qemajli” .

Vrellë me datë : 13.02.2019, ora 14:00, vendi i mbajtjes, shkolla fillore “Hysni Zajmi” .

Në Istog do të jetë dëgjimi i fundit i cili do të mbahet me datë: 19.02.2019, ora 10: 00 në sallën e Kuvendit Komunal në Istog kati III.

PROJEKT- PLANI ZHVILLIMOR KOMUNAL PËR VITIN 2018 – 2026.

Ky Plan është i një rëndësie të veçantë për Komunën e Istogut, prandaj ju qytetarë të nderuar, shfrytëzoni të drejtën e juaj që të jeni pjesëmarrës aktiv në këtë Konsultim Publik që është një proces i vendimmarrjes ku me propozimet dhe vërejtjet e juaja, ju do të kontribuoni që ky Planë të jetë sa me i suksesshëm dhe cilësore.
Zëri i juaj do të dëgjohet!

E mirëpresim pjesëmarrjen tuaj.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakNdërpritët greva në UHZ ( Universiteti Haxhi Zeka)
Artikulli tjetërSHSKUK do të punësojë mbi 103 specialistë të pa punë, të profileve mjekësore