Një 62 vjeçare gjendet e vdekur në bunar në Kçiq të Madh të Mitrovicës

0

Një 62 vjeçare në Kçiq të Madh të Mitrovicës e ka humbur jetën si pasojë e rënies në bunar.

“Ngjarja është raportuar nga familjaret e viktimës dje rreth orës 12:00. Në vend të ngjarjes përveç njësive përkatëse të policisë dhe zjarrfikësve me urgjencë kanë arritur edhe ekipi mjekësor, ku mjeku kishte konstatuar se viktima ishte pa shenja jete”, ka konfirmuar për klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës.

“Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet drejt zbardhjes së rrethanave të vdekjes se 62 vjeçares”.

Rasti nga policia është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.

Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion./klankosova

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakTherët më thikë Kapiteni i Policisë në Pejë
Artikulli tjetërMbi 24 mijë familje në Kosovë jetojnë vetëm me ndihma sociale