Nga zënka në ndeshjen e futbollit, tek thika në kraharor: Kush është 18-vjeçari shqiptar që u vra në Itali

0

Quhej Ermal Halili dhe kishte mbushur 18 vjeç më 27 Maj. Bëhet fjalë për të riun shqiptar i cili pasditen e së hënës humbi tragjikisht jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëkombës 17-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi në San Domenico, në Udine të Italisë, jashtë ambienteve një qendre pritjeje.

Shkak për ngjarjen e rëndë, sipas mediave fqinje, dyshohet se u bë një zënkë e lindur mes disa të rinjve gjatë një ndeshjeje futbolli, në një kamp sportiv të zonës.

Një ditë më pas, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë i kishte kërkuar 18-vjeçarit që t’i kërkonte falje. Por Ermali nuk kishte pranuar. Në këtë pikë, 17-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet publik për shkak se është nën moshë, kishte nxjerrë thikën duke e goditur të riun në kraharor.

Ermal Halili u dërgua me urgjencë në spital, por humbi jetën për shkak të plagëve të marra. Ngjarja e rëndë është nën hetim nga autoritetet policore, ndërsa gjatë ditëve në vijim pritet që të kryhet autopsia në trupin e viktimës./redaktori.net

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakVrasje në tentativë
Artikulli tjetërAustrali, shqiptari vret vajzën e tij pasi doli natën me shoqet