Nëse vëreni këtë në gishta, urgjentisht shkoni te mjeku: Kjo është një ndër simptomat e para të kancerit të mushkërive!

0

Nëse ke këtë ndryshim keni lindur, tregon të meta të zemrës, mirëpo nëse përnjëherë shfaqet, është e domosdoshme që pacienti urgjentisht të paraqitet te mjeku

Simptomat e kancerit të mushkërive mund të jenë shumë të ngjashme me ato të cilat shkaktojnë sëmundje më pak serioze, transmeton Telegrafi.

Kështu, për shembull, kolla e shpeshtë i mundon astmatikët, derisa infeksionet e rregullta të rrugëve të frymëmarrjes shpesh mund të jenë vetëm shenjë e imunitetit të dobësuar apo të ekspozimit ndaj alergjenëve.

Mirëpo, nëse bashkë me to vuani edhe nga dhembjet në gjoks, humbni apetitin dhe peshën e trupit pa kurrfarë shkaku të qartë, frymëmarrja e vështirësuar apo keni kollë me gjak, është me rëndësi që sa më parë të shkoni te mjeku në mënyrë që të eliminohet dyshimi për kancerin e mushkërive.

Posaçërisht i rrezikshëm është fakti që karcinoma e mushkërive nuk jep kurrfarë simptome në fillim të sëmundjes, andaj nuk është për t’u habitur që e quajnë “vrasës i heshtur”.

Ndryshime të rëndësishme të cilat duhet marrë parasysh janë edhe trashja e majave të gishtave të duarve – e gjithë nyja e parë në çdo gisht mund të jetë e ënjtur madje edhe të ketë ngjyrë të kuqe.

Nëse me këtë ndryshim keni lindur, tregon të meta të zemrës. 

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakUshqimet që e stimulojnë mëlçinë t’i largojë toksinat më shpejt
Artikulli tjetërDy ushqimet që jua ulin kolesterolin