Mjekët, teknikët dhe infermierët e QKMF-së në Istog, kërkojnë nga kryetari i komunës shkarkimin e drejtorit të këtij institucioni

0

Sipas Këshillit organizativ të këtij peticioni mos respektimi i orarit të punës, fyerjet dhe sjelljet arrogante ndaj përsonelit shëndetësorë, paaftësia në menaxhim dhe udhëheqje të punëve në QKMF, puna me një grup të caktuar dhe anashkalimi i punëtorëve të tjerë, janë vetëm disa nga arsyet me të cilat shprehin pakënaqësitë e tyre mjekët, teknikët dhe infermierët ndaj drejtorit të QKMF-së në Istog. Të pa kënaqurit më datë 25 janar të këtij vitit, kanë dorëzuar një peticion me nr protokoli 016 tek kryetari Rugova dhe tek drejtorati për shëndetësi për largimin e drejtorit të tyre SH.M. por deri tani nuk kanë marrë as një përgjigje nga organet kompetente. Ky peticion është nënshkruar nga 19 mjekë, 3 teknikë dhe 26 infermierë.

Pozita e drejtorit në QKMF duhet të jetë apolitike dhe specialist i mjeksisë familjare, në mungesë të specialistit të mjekësisë familjare, atëherë duhet të jetë specialist i ndonjë fushe tjetër. Ndërsa drejtori në fjale ka 2 mandate që ushtron poziten e drejtorit kundërligjshëm, ngase profesioni i tij është dentist i pa specializuar. “ka kohë që në këtë qendër të mjekësisë familjare, nuk dihet se cili është drejtori ktu, Sh. M apo A. G”, janë zëra që mund ti dëgjosh në qytet, biseda të lira dhe në të gjitha qendrat tjera të mjekësisë në komunën e Istogut, thonë këshilli organizativ i këtij peticioni.  Kjo lë të kuptoj se Sh. M dhe A. G, zv.drejtor, kanë bashkëpunim të ngushtë, dhe pasiqë drejtori në fjalë tani më është si ushtrues detyre, detyrat i’a le A.G e që sipas këshillit të peticionit shumë rrallë gjinden në zyret e tyre.

Këshilli organizativ i këtij peticioni që është dërguar në zyren e kryetarit dhe drejtoratit të shendetësisë, thonë se pothuajse çdo gjë që është nën menagjimin e këtij drejtori është shkatrruar dhe keqpërdorur. Në vitin e kaluar janë humbur 1 000 L naftë, dhe nuk dihet nëse janë marrë masa për këtë gjë e as nëse janë interesuar të ndërmarrin masa. Automjetet e QKMF-së përdoren edhe për punë private, si p.sh: pritja e të afërmve në aeroport, bartja e qenve jashtë kosovës, shkuarja në bjeshkë, dalja në gjah me xhipat e këtij institucioni. Drejtori Sh.M ka punësuar edhe njerëz të afërt parapenzional. Gjithashtu ata thonë se një autoambulantë në qendrën e mjekësisë në Banjë, është dërguar për servisim mirëpo për shkak të mos pagesës ka kaluar në pronësi të servisit (mekanikut).

Bashkatdhetarët të cilët gjatë pushimeve në Kosovë, në rast se vizitohen tek mjekët e QKMF-së në Istog, e pastaj duan dëshmi për t’iu derguar sigurimeve të shteteve përkatëse, duhet të paguajnë nga 25 euro në ndonjë bankë, mirëpo në të shumtën e rasteve kjo pagesë bëhet brenda QKMF-së gjë e cila është jo legjitime dhe mund të cilësohet si keqpërdorim i buxhetit.

Për hollësi të tjera rreth kësaj ngjarjeje, RTV Fontana do të sjell kronikë më të plotë ditëve në vijim.   

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakCaktohet orari i ndeshjeve çerekfinale në Kupën e Kosovës
Artikulli tjetërNdërpritët greva në UHZ ( Universiteti Haxhi Zeka)