Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se kosovarët që jetojnë në vende të ndryshme të botës po vazhdojnë të dërgojnë para në Kosovë dhe se ata janë një ndër tri shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës.
“Në vitin 2018, mërgimtarët dërguan në Kosovë 800 milionë euro dhe kjo është një rritje vjetore prej 5.5 %. Edhe 1 miliard euro janë shpenzime të udhëtimeve që ne besojmë se janë realizuar nga banorët jo rezidentë të Kosovës, e në këtë rast mërgimtarët. Shuma shkon deri në 1.8 miliard euro për një vit”, i tha ai rtk-së.
Sipas tij do të ishte mirë që remintencat do të investoheshin në zhvillim ekonomik të Kosovës dhe jo vetëm për konsum që aktualisht po shpenzohen në Kosovë./Kohanet
Foto: Driton Paçarada / KD