Kurti: Thaçi të mos i zvarrisë procedurat për shpalljen e zgjedhjeve të reja

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka theksuar se ftesat e Gjykatës Speciale ndaj disa zyrtarëve të lartë shtetëror të Kosovës janë si pasojë e gabimeve të politikanëve, të cilët më shumë e deshën veten sesa shtetin dhe kombin e tyre.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, këto komente i ka bërë në konferencën e mbajtur për media, një ditë pasi kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje, meqë është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.

“Me 82 vota PËR e patën pranuar Gjykatën Speciale që ishte e paimagjinueshme. UÇK-në  e lanë jashtë Deklaratës së Pavarësisë dhe Kushtetutës, e futën brenda Gjykatës Speciale”, ka thënë Kurti, raporton Telegrafi.

Më tutje ai ka thënë se më nuk e kemi një qeveri të mbrapshtë dhe të pashpresë, derisa, sipas tij, shpresa është te zgjedhjet e reja dhe të ndryshimi.

“Thaçi duhet te na thërras sa më parë që ta caktojmë datën e zgjedhjeve. Mos ta zvarrisë procedurën, sepse qytetarët duhet të flasin. Ne po i mobilizojmë strukturat tona dhe Kosova ka nevojë për shpresë, ka nevojë për të zgjedhur”, ka theksuar Kurti.

Lideri i Vetëvendosjes ka shprehur edhe një herë gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar më LDK-në e Isa Mustafës.

 “Jemi në komunikim të përhershëm me Lidhjen Demokratike Kosovës – në ditëve dhe javët në vijim do të bashkërendohemi për të mirën e Kosovës”, tha Kurti në konferencë për media. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakEdhe Jakup Krasniqi ftohet nga Specialja në Hagë
Artikulli tjetërKonsumimi i tepërt i ujit mund të shkaktojë dëme në tru, komë dhe vdekje