KPF-ja mbajti mbledhjen e radhës

0

Komiteti për Politikë e Financa (KPF) i kryesuar nga kryesuesi Qaush Balaj në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoj këto pika të rendit të ditës: Shqyrtimi i raportit financiar për tre mujorin e dytë të vitit fiskal 2019, Shqyrtimi i raportit për 6 mujorë të punës së Kryetarit të Komunës, Shqyrtimi i raportit të punës për 6 mujorin e NP “Ambienti”, Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Përgjithshëm dhe miratimi i Planit të Veprimit për eliminimin e të metave të rekomanduara nga Auditori i Përgjithshëm, Njoftimi me Raportin e përformancës së Komunës së Istogut për vitin 2018, Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt – Rregullores Komunale për Fillimin dhe mbarimin e orarit të punës për subjektet afariste në komunën e Istogut, Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt – Rregullores për transparencë dhe Plani i Punës së Veprimit, Shqyrtimi dhe miratimi i Draft – Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) 2019-2027,Shqyrtimi dhe miratimi për tansfer dhe ri-alokim të mjeteve buxhetore për vitin 2019. Të gjitha këto pika i kalohen kuvendit për shqyrtim dhe miratim

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakKomuna e Istogut nderon me çertifikatë mirënjohje Akademik Prof Dr. Skënder Kodra
Artikulli tjetërBiznesmeni i njohur kosovar ia merr jetën vetes, pronar i butikut të famshëm