Të gjitha këto vetura kanë gjësende të ndryshme me vete, por me një ngarkesë jo të zakonshme për bagazh dikush tentoi të dalë nga Kosova në Serbi, përmes kufirit në Merdare në natën mes të shtunës dhe të dielës, por plani i dështoi.
S.F nga fshati Penuh i Podujevës është arrestuar në mesnatën e së dielës në pikën kufitare në Merdare, pasi që gjatë kontrollit nga pala serbe është hasur në një fëmijë në bagazhin e veturës së tij.
Jozyrtarisht klankosova mëson se personi që u gjet në bagazh është i gjinisë femërore, derisa arsye për këtë sipas familjarëve që nuk deshën të deklarohen është bashkimi me pjesën tjetër të familjes.
Familjarët e të arrestuarit kanë konfirmuar se i biri i tyre kishte tentuar që ilegalisht ta dërgojë mbesën e tij në Serbi, ku prej aty tek e ëma në Gjermani, e cila tash e një kohë jeton e ndarë nga bashkëshorti. /Klan Kosova, Telegrafi