Kosova temë kryesore në takimin e sotëm Pompeo-Vuçiq

0

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet sot në Nju Jork me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Mediet serbe raportojnë se Kosova do të jetë temë diskutimi në takimin ndërmjet Pompeos dhe Vuçiqit.

Sipas raportimeve, Vuçiq në takim me Pompeon do të kërkojë mbrojtje për popullin serb në Kosovë dhe heqjen e taksës 100 për qind për mallrat serbe nga Kosova.

“Presidenti Vuçiq do të kërkojë nga forca më e madhe e botës që të ketë një qasje të ekuilibruar dhe të drejtë për zgjidhjen e krizës në Kosovë”, shkruan Blic.

Sipas “Blic” i cili i referohet gazetës “Novosti”, shkruan se takimi i sotëm është një sinjal që Uashingtoni po merr iniciativën për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, e cila shumë shpejt mund të rezultojë në heqjen e taksës. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakNxehtë edhe sot, temperaturat deri në 34 gradë celsius
Artikulli tjetërOperacioni “Korabi”, arrestohen tre shtetas shqiptarë