Ne nuk mund të jetojmë pa ujë. Por, nëse pimë shumë, uji mund ta dëmtojë trurin dhe trupin.
Konsumimi i sasive më të mëdha të ujit sesa ç’munden veshkat t’i përpunojnë mund t’i qesin nga balancimi nivelet e sodiumit në trup, transmeton Telegrafi.
Kjo ndryshe quhet edhe intoksikim nga uji.
Dhe, në raste ekstreme, mund të shkaktojë dëme në tru, koma apo edhe vdekje.
Veshkat mund t’i përpunojnë vetëm 800-1,000 mL ujë në orë. Nëse pini më shumë se kaq, atëherë ju mund të ballafaqoheni me probleme.
Për shkak se jeni duke pirë më shumë ujë sesa ç’munden veshkat ta përpunojnë, ata ujë përfundon në qelizat tuaja.
Uji i tepërt, për shkak të proceseve të ndryshme trupore që ndërlidhen me sodiumin, ndikon që ato qeliza të ënjten.
Me ënjtjen e qelizave në tru, edhe truri fillon të mufatet dhe krijon presion në kokë.
Në fillim mund të përjetoni dhimbje koke, konfuzitet dhe përgjumje.
Por, me rritjen e presionit, ju pastaj rrezikoheni nga dëmtimi i trurit, koma, vdekja dhe krejt kjo brenda më pak se dhjetë orëve. /Telegrafi/