Komuna e Prishtinës ofron transport për fëmijët me nevoja të veçanta

0

Në Prishtinë nga sot, të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta, do të kenë shërbim adekuat për transport drejt shkollës dhe anasjelltas.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se integrimi i këtyre fëmijëve në shoqërinë tonë është domosdoshmëri.

“Prej sot, Komuna e Prishtinës ofron transportin për fëmijët me nevoja të veçanta për në shkollë dhe anasjelltas. Integrimi dhe largimi i barrierave janë domosdoshmëri në shoqërinë tonë”, ka shkruar Ahmeti. 

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakErërat e fuqishme shkaktojnë deme te shumta
Artikulli tjetërMustafa: Serbia nuk është e interesuar t’i normalizojë raportet me Kosovën