Kocijançiq e përsërit se taksa është pengesë për dialogun Kosovë-Serbi, por nuk flet për njëanshmërinë e BE-së

0

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka përsëritur edhe një herë kërkesën e Bashkimit Evropian (BE) që autoritetet kosovare të pezullojnë menjëherë taksën e vënë ndaj mallrave nga Serbia, duke tërhequr vëmendjen se kjo tarifë pengon Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Ndërsa nuk deklarohet për njëanshmërinë e BE-së.

Kocijançiq, në një intervistë për KosovaPress ku ka folur edhe për rolin e ekipit negociator në dialog dhe liberalizimin e vizave, ka kërkuar nga të dyja vendet që të sigurojnë një ambient të favorshëm për dialogun.

Ajo thotë se BE-ja pret që të dyja vendet, Kosova dhe Serbia, të angazhohen menjëherë ndaj dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë ndërmjet normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe perspektivave konkrete për aspiratat e tyre evropiane.

“Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, i ndërmjetësuar nga BE-ja, ka për qëllim të promovojë bashkëpunim dhe pajtim mes të dy palëve, t’i ndihmojë ato që të shënojnë progres në rrugën evropiane dhe të përmirësojnë jetët e popujve. Bashkimi Evropian pret që Serbia dhe Kosova të angazhohen menjëherë ndaj dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë ndërmjet normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe perspektivave konkrete për aspiratat e tyre evropiane”, thotë ajo.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprak‘Kërcënon’ Memli Krasniqi: Kushdo që nuk i respekton rregullat, ec nga PDK
Artikulli tjetërHaradinaj në SHBA, takime edhe me zyrtarë amerikanë