Drejtuesi i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka njoftuar se do të bëjnë ndërtimin e 11 shtëpive në Komunën e Deçanit për familjet në nevojë.
Kastrati ka thënë se pas nënshkrimit të memorandum bashkëpunimit me Komunën e Deçanit për ndërtimin e këtyre shtëpive, sot ka filluar ndërtimin e tyre, transmeton Telegrafi.
Për secilën shtëpi që do të ndërtohet, Komuna e Deçanit do t’i jap nga pesë mijë euro, ndërsa pjesën tjetër do ta mbulojë shoqata “Jetimat e Ballkanit”, përmes donatorëve të saj.
Kastatit ka njoftuar se gjatë muajit të Ramazanit do të nisin ndërtimin e 100 shtëpive në gjithë Kosovën, për familjet me kushte të rënda ekonomike