Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj në një deklaratë të dhënë për Telegrafin ka treguar se çfarë moti do të mbajë gjatë javës në Kosovë.
Ai tha se gjatë gjithë javës pritet të ketë shi.
“Do të ketë intervale të shkurta kohore me diell, temperaturat nuk do të pësojnë ndryshim të madh, minimalja do të shkojë 5 deri në 7 gradë ndërsa maksimalja deri në fund të javës do të arrijë deri në 10 gradë. Pra, e gjithë java është me mot jo stabil, pra me reshje shiu këto reshje pritet të vazhdojnë edhe në javën e ardhshme”, ka thënë Tahirsylaj për TelegrafinE
Tahirsylaj tutje tha se reshjet do të kenë efekt pozitiv për shkak të mbjelljeve pranverore dhe vjeshtore.
Gjithashtu, ai bëri të ditur se pritet të ketë edhe erë nga ana e jugut dhe jugë-perëndimit. /Telegrafi/