Istogu përfiton mbi 5 milion euro nga marrëveshja për kredi shumë vjeçare me Austrinë

0

Është ratifikuar me unanimitet marrëveshja me Austrinë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, të kredisë shumëvjeçare, përmes së cilës Istogu përfiton mbi 5 milion euro. Me këtë rast Drejtori i Urbanizmit Besart Dreshaj tha:

“Krenar me ratifikimin unanim të marrëveshjes me Austri nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, të kredisë shumëvjeçare, përmes së cilës Istogu përfiton mbi 5 milion euro.
Kjo kredi do të mundësoj realizimin e projektit , “Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit” përmes të cilit 12 fshatra të Istogut do të kenë ujësjellësin e tyre. Pajsija me ujësjellës i kësaj zone të mbivadës ishe prioritet dhe dëshirë e kahmotshme e kryetarit Rugova. Ka qenë një angazhim disavjeçare i tij në të cilin ka dhënë edhe atomin e fundit që të dalë në dritë. Meritor për përkrahje janë edhe përfaqësues të institucioneve qëndrore, me të cilët kemi krijuar ura komunikimi dhe bashkëpunimi, pavarësisht dallimeve politike e partiake. Istogu do të përfitojë zhvillim dhe mirëqenie nga ky projekt dhe projekte të ngjashme. Urime Istog!”

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakE konfirmon shkenca: Cigaret elektronike janë të dëmshme për zemrën dhe trurin
Artikulli tjetërEdhe Infermierët protestojnë kundër Ligjit mbi Pagat