Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, ka udhëtuar drejt Gjykatës Speciale në Hagë, me aeroplanin privat të zëvendës kryeministrit të Kosovës në dorëheqje Behgjet Pacolli.
Këtë e kanë konfirmuar burime të sigurta të gazetës Blic.
“Po ai ka udhëtuar me aeroplan të presidentit të AKR-së Behgjet Pacolli”, ka thënë ky burim.
Por gazeta Blic merr vesh nga burime të saj se kryeministri në dorëheqje” është nervozuar” paska për shkak të vonesave që ka pasur aeroplani me të cilin ka pasur të niset drejt Hages.
“Ai nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës është rikthyer sërish në shtëpinë e tij për shkak të vonesave me aeroplanin. Nuk e di se çfarë ka ndodhur me pas “, thotë një tjetër burim i Gazetës Blic.
Kjo nuk është hera e parë që Ramush Haradinaj udhëton me aeroplanin privatë të Behgjet Pacollit. Ai edhe në Samitin e Berlinit kishte udhëtuar po me të njëjtin aeroplan./Veriu.info