Haradinaj për 9 majin: Urime Evropë – Kosova është e jotja

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Evropën me rastin e 9 majit “Ditës së Evropës”.

Haradinaj në një status në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se qytetarët dhe institucionet e Kosovës kanë aspiratë të vetme integrimin e plotë në Bashkimin Europian.

Ai i ka bërë thirrje në këtë ditë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe institucioneve të BE-së, që të njohin dhe pranojnë të arriturat e Kosovës, dhe të mos vazhdojnë të mbajnë qytetarët e Kosovës edhe më tutje padrejtësisht të izoluar nga familja që i takojnë.

“Kosova shënon Ditën e Evropës sot, sepse jemi pjesë gjeografike, ideologjike, dhe identitare e familjes evropiane, ndër shekuj. Qytetarët dhe institucionet e Kosovës sot kanë aspiratë të vetme integrimin e plotë në Bashkimin Evropian, për të kontribuar në prosperitetin, paqen, sigurinë, dhe drejtësinë e kontinentit tonë. Më shumë Evropë në Ballkan do të thotë më shumë mundësi, rritje, shkëmbim e zhvillim.

Në shënimin e Ditës së Evropës këtë vit, Kosova zotohet fuqishëm për të vazhduar përkushtimin e pandalshëm për integrim në BE dhe për mbrojtje të vlerave demokratike të cilat na bashkojnë. Po sot, i bëjmë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe institucioneve të BE-së, që të njohin dhe pranojnë të arriturat e Kosovës, dhe të mos vazhdojnë të mbajnë qytetarët e Kosovës edhe më tutje padrejtësisht të izoluar nga familja që i takojnë. Urime Evropë – Kosova është e jotja!”, ka shkruar në Facebook, Ramush Haradinaj./Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakThaçi për Ditën e Evropës: Kosovarët janë më evropian se shumë popuj, i bëjmë thirrje BE-së për liberalizim të vizave
Artikulli tjetërReçica: Paga minimale duhet të ndryshojë, mund të kemi propozim të ri për shumën e saj