Haradinaj para shpërndarjes së Kuvendit: Temat që nuk kanë ndodhë që 20 vjet, i kam bërë për dy vite

0

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, para shpërndarjes së Kuvendit, ka thënë se temat që nuk kanë ndodhë për 20 vjet, ai i ka bërë për dy vite.

Ai ka thënë se seanca për shpërndarjen e Kuvendit ka qenë e pritshme pas dorëheqjes së tij dhe se tani do të ndodhë shpallja e zgjedhjeve.

“Është më rendësi të fokusohemi në atë se çka na pret , ajo çfarë është e rëndësishme është se do të mbetemi të vendosur 100 për qind shtet, për tema nacionale për tema të rëndësisë”, tha ai për media, transmeton Telegrafi.

Haradinaj ka thënë se tani vendimi i takon sovranit.

Ndryshe, në rend dite në seancë janë dy pika ” 1. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. 2. Shqyrtimi i propozimit të Grupit të deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë (6) të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakShpërndahet Kuvendi, vendi shkon në zgjedhje
Artikulli tjetërHoti: Qeveria PAN do të mbetet në histori si qeveria më e madhe në botë për nga numri i ministrave e zëvendësministrave