Haradinaj nis punën si zakonisht një javë pas dorëheqjes

0

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj ka nisur me mëngjes punën në Qeveri një javë pas dorëheqjes.

Të premten e javës së shkuar ai u dorëhoq nga posti i të parit të ekzekutivit pas ftesës që i erdhi nga Gjykata Speciale.

Nga Haga ai është kthyer mbrëmjen e së enjtes me ç’rast ka thënë se pafajësinë e tij nuk mund ta vë në pikëpyetje askush.

” I kthehem obligimeve të mia në Kosovë. Vendimi im për dorëheqje dhe veprimet e mia të fundit janë porosi se çfarëdo abuzimi ndaj Kosovës, që vjen, nuk do të na lëkundë nga e drejta jonë sovrane. Kufijtë e Kosovës nuk guxon t’i prekë askush. Kosovës nuk mund t’i imponohet Dodik Republika. Tregu për njohje po, e taksa deri në njohje. Dialog pa kushte, po menjëherë”.

“Dëgjoj zëra se kryerja e detyrave qeverisëse pas dorëheqjes, është jo kushtetuese. Si Qeveri në dorëheqje, ashtu siç e kam cekur edhe në vendimin tim për dorëheqje, do t’i kryejë detyrat, se nuk guxoj të lë vakuum qeverisës, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat e vakuumit qeverisës. Me respekt për ta, palët që mendojnë ndryshe i ftoj t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Çfarëdo që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta respektoj. Na priftë e mbara!”, ka shkruar ai në Facebook.P

Për sot në orën 14:00, Haradinaj e ka thirrur mbledhjen e rregullt të Qeverisë, njofton Klan Kosova./Klan Kosova

(foto ilustrim )

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakArrestohet sërish “Burdushi”
Artikulli tjetërHaradinaj kthehet nga Haga: Pafajësinë time nuk mund ta vë në pikëpyetje askush