Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë pjesë në shënimin e 108- vjetorit të kryengritjes së Malësisë, në Detroit.
Haradinaj përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Amerikë, dhe zyrtarë të tjerë të ShBA-së.
“Sapo kam arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Detroit, ku do të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, me ç’rast do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Amerikë, autoritete të Detroit-it dhe zyrtarë tjerë të ShBA-së“, ka shkruar ai.