Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar demonstratat e marsit të vitit 1981.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se më 11 mars 1981, mijëra studentë zgjodhën rrugën e paqes për ta kundërshtuar shtypjen dhe pabarazinë.
“Demonstrata e 11 marsit ‘81 shënon një epokë vendimtare në historinë më të re të Kosovës. Mijëra studentë zgjodhën rrugën e paqes për ta kundërshtuar shtypjen dhe pabarazinë.
Në përvjetorin e demonstratave studentore, kujtojmë të gjithë ata që guxuan të kërkonin atë që iu takonte, të drejtën e tyre, dhe që i dolën zot këtij vendi, në rrugën drejt çlirimit”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/