Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj arsyetoi propozimin e tij për mbështetje financiare për rindërtimin e Katedrales Notre Dame në Paris.
Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se duhet bërë kujdes në deklarata mediatike, pasi mbështetja e financiare e Kosovës ndaj shtetit francez është modeste.
Ai po ashtu tha se Franca strehon e shëron qytetarë të Kosovës dhe siç tha ai gjesti që do të bëjë Kosova është më shumë si falënderim për ta.Lexo po ashtu:
S
“Duhet të bëjmë kujdes në deklarime të gjithë ne. Ky është gjest, nuk është renovim për Notre Dam. Shqiptarët shquhen për një qasje të tillë. Nuk e di sa, por një shumë simbolike. Nuk e kanë mirë ata që po mundohen me ua shëndoshë zemrat të varfërve e të sëmurëve. Në raste të caktuara edhe Franca na i shëron njerëzit. Sot në Francë strehohen dhjetëra – mijëra qytetarë të vendit tonë. I dëgjova disa deklarata të Lumirit dhe Shpendit. E kuptoj euforizmin, por nuk është ashtu. Ky është një gjest, që e bëjmë ne si popull si shenjë falënderimi”, ka thënë Haradinaj.
Ndryshe, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj propozimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve për katedralen Notre Dam. /Telegrafi/