Është mbajtur ceremonia solemne e dhënies së titullit “ Doctor Honoris Causa” të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë me ç`rast Gjeneral Timothy E.Orr është përsonaliteti i cili sot u nderua më titullin “ Doctor Honoris Causa”
Takimin e sotem e hapi Rektori i po këtij Fakulteti Prof.Dr. Fadil Millaku i cili e vlerësoj lartë kontributin e Major Timothy Orr dhe tregoj arsyën e sakt pse është vendosur qe pikërisht majori Orr të jetë i nderuari me këtë titull.
Takimin e sotem solemn me prezenën e tij e ka ndëruar edhe Gjenerali Agim Çeku i cili me ç`rast shpalosi me në një tregim dhe rrugëtim shumë te veçantë të Major E.Orr.
Edhe ish Rektori i Universitetit Haxhi Zeka Prof.Dr.Naser Mrasori foli në cilësine e laudatorit duke shpalosur kështu pak fjalë mbi jetën dhe veprën e Timothy E.Orr.
Vëndimin zyrtar për shpallje “Doctor Honoris Causa” e lëxoj Prorektorja e Universitetit në fjalë, Z.Sabiha Shala.
Gjeneralit Major Timothy E.Orr zyrtarisht i`u dorëzua
diploma “Doctor Honoris Causa” e cila i`u dha nga Rektori i Universitetit Haxhi Zeka .
Në anën tjetër edhe Gjenerali Orr. Tashme ”Doctor Honoris Cuausa ” kishte ca
fjale natyrisht edhe falendërime për vlerësimin dhe titullin qe i`u dha sot.
Më një pikë muzikore dhe një koktej rasti përfundoj solemniteti i sotëm, i cilësuar si një organizim dhe ngjarje e rendësishme për Universitetin Hazhi Zeka në Pejë dhe jo vetëm, ku të pranishëm ishte stafi akademik i Universitetit, Kryetarë të Komunavë të Kosovës, dhe shumë përsona tjerë eminent qe pasuruan edhe më shumë këtë solemnitet./RTVFontana