Është mbajtur mbledhja e radhës e Kuvendit komunal të Istogut

0

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Qaush Balaj është mbajtur mbledhja e 15 të e rregullt e legjislacionit të gjashtë të Kuvendit Komunal. Në mbledhjen e sotme Kuvendi shqyrtoi këto pika të rendit të ditës: Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit të kryetarit të komunës për nismën e bashkëpunimit nderkomunale në fushën e realizimit të projekteve, Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit financiar për vitin fiskal 2018, Shqyrtimi dhe miratimi i Draft- Planit Zhvillimor Komunal (PZHK), Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – vendimit për dhënien në shfrytëzim afat shkurtër të pronës Komunale me ankand publik, për njësit kadastrale: Njësia kadastrale Nr.00586-0, Njësia kadastrale Nr.00587-0, Njësia kadastrale Nr.00393-0, Njësia kadastrale Nr.00400-0, Njësia kadastrale Nr.00982-0, Shqyrtimi i raportit të punës së 6 mujorit të ndërmarrjes së Stacionit të Autobusëve, Shqyrtimi dhe miratimi i Plotësim- Ndryshim të Rregullores për ndarjen e bursave dhe formimi i komisionit për ndarjen e bursave dhe Ankesave, Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt – Rregullores për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët, Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim – Vendimit për të shpallur zonën me interesit publik pjesa e njësisë kadastrale me Nr. 01791-1 dhe njësia kadastrale Nr.01792-0. Elaborimin e raportit Raportit financiar për vitin fiskal 2018 e bëri Zyrtari Kryesor Financiar Osman Sadikaj ku para të pranishmëve në detaje sqaroj alokimet dhe shpenzimet që janë bërë gjatë kësaj periudhe kohore.

Të gjitha këto pika të rendit të ditës u miratuan nga anëtarët e pranishëm përveç pikës së 5të që ishe Shqyrtimi dhe miratimi i Draft- Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe pikës së 8-të që ishe Shqyrtimi dhe miratimi i Plotësim- Ndryshim të Rregullores për ndarjen e bursave dhe formimi i komisionit për ndarjen e bursave dhe Ankesave të cilat u shtyhen për mbledhjen e ardhshme.

Mbledhja e radhës e Kuvendit do të mbahet në muajin Prill.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakLista e vitit 2019 me 10 qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë
Artikulli tjetërNASA kërkon njerëz që rrinë shtrirë, paga deri në 19 mijë euro