Ekstradohet në SHBA biznesmeni kosovar, i dyshuar për mashtrim me miliona dollarë

0
Piles of 100 Dollar bills. One million cash in total, bundled in 10,000 dollar stacks.

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për ekstradimin e të dyshuarit për mashtrim me miliona dollarë, Imer Shahini. Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kishte paraqitur kërkesën për ekstradimin e tij, për shkak të dyshimit se në mënyrë të kundërligjshme ai kishte fituar miliona euro.

Gjykata, po ashtu, ka aprovuar edhe kërkesën e PSRK-së për vazhdimin e masës së paraburgimit deri në ekstradimin e të dyshuarit nga Republika e Kosovës.Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se gjykata konsideron se janë plotësuar kushtet ligjore për ekstradimin e të kërkuarit Shahini dhe se një gjë e tillë do të bëhet përmes procedurës së thjeshtësuar.

Po ashtu, atij i është vazhduar masa e paraburgimit, pasi që thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se ai është kryerës i veprave penale, të cilat i vihen në barrë, se kishte pasur urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOLI dhe i ishte shmangur drejtësisë.Ndryshe, gjatë seancës dëgjimore të mbajtur më 30 korrik 2019, ishte shqyrtuar ankesa e PSRK-së për vazhdimin e masës së paraburgimit dhe ekstradimin e të dyshuarit në SHBA.

Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), më 15 korrik 2019, kishte kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ekstradimin e Imer Shahinit, i dyshuar për veprat penale “mashtrim me letra me vlerë” dhe “mashtrim me transfere elektronike”, për të cilin ishte lëshuar edhe fletarrest ndërkombëtar.E kërkesën në fjalë, kjo e fundit, e kishte dërguar në PSRK, ku në bazë të saj, PSRK-ja kishte paraqitur kërkesë për ekstradimin e të kërkuarit dhe kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për vazhdimin e paraburgimit ndaj Imer Shahinit.

Kërkesë të cilën nuk e kishte kundërshtuar as vet i dyshuari Shahini, i cili ishte pajtuar me ekstradimin e tij.E se kushtet për ekstradim ishin plotësuar kishte thënë edhe mbrojtësi i tij, avokati Arianit Koci, i cili kishte deklaruar se pajtohet me ekstradimin e të mbrojturit të tij, dhe se ndaj aktvendimit lidhur me ekstradimin nuk do të ushtrojë ankesë.Lidhur me këtë rast, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 27 korrik 2019, kishte paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamentin Special, kërkesën për ekstradimin e Shahinit dhe vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Kjo pasi që, Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), më 15 korrik 2019, kishte kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ekstradimin e Imer Shahinit, i dyshuar për veprat penale “mashtrim me letra me vlerë” dhe “mashtrim me transfere elektronike”, për të cilin ishte lëshuar edhe fletarrest ndërkombëtar. /BetimipërDrejtësi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakDënimi me burgim të përjetshëm nuk i ndal vrasjet e grave në Kosovë
Artikulli tjetërAUV: Therni kurban sigurt dhe pastër