Dy të plagosur në Lipjan, policia arreston pesë persona

0

Dy persona janë plagosur mbrëmë në Lipjan, gjatë të shtënave me armë të cilat kanë ndodhur rreth orës 21:40.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Pas veprimeve intensive operative dhe hetimore nga ana e Policisë së Kosovës, lidhur me rastin ku dy persona ishin plagosur në Lipjan, është konfiskuar një armë dhe pesë persona janë arrestuar”, ka thënë Hoxha.

Zëdhënësi Hoxha, ka thënë se me urdhër të prokurorit, personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

( Foto Ilustrim)

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakPas 20 vitesh martesë, 50 vjeçarja Fatime Mustafa bëhet nënë për herë të parë
Artikulli tjetërIshin nisur për në Kosovë, aksidentohen rëndë dy vëllezër shqiptarë në Kroaci