Biznesmeni i njohur kosovar ia merr jetën vetes, pronar i butikut të famshëm

0

Është gjetur pa shenja jete biznesmeni kosovar, Fehmi Gashi. Pronari i butikut të njohur “Charlie” raportohet se ia ka marrë jetën vetes në banesën e tij që ndodhet në lagjen “Dardania”.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, në një bisedë me Gazeta Blic e ka konfirmuar rastin.

Ai nuk ka dhënë detaje tjera, teksa ka potencuar se lidhur me këtë rast janë duke u ndërmarrë hapat e mëtutjeshëm.

“Me datë 23.07.2019 rreth ores 10:50h, Prishtine (L.Dardania) në banesen e tij nga familjarët është gjetur pa shenja jete personi F.G.,1977, këtë e ka konstatuar njësia e Urgjencës Prishtinë në vendin e ngjarjes kanë dale njësite e nevojshme policore. Lidhur me veprimet është njoftuar Prokurori kujdestar dhe Njësia e Hetimeve Rajonale”, ka thënë Krasniqi.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakKPF-ja mbajti mbledhjen e radhës
Artikulli tjetërHaradinaj udhëtoi në Hagë me aeroplan privat të Behgjet Pacollit