Radio Fontana në Istog, është themeluar me 17 Shkurt të vitit 2002.
Fillimisht me 4 punëtorë, e ky numër vjen duke u rritur nga viti në vit, për të arritur në 10 punëtorë e bashkëpunëtorë sa kemi aktualisht.Rritja e Radio Fontanës është e lidhur, para së gjithash, me Ndermarrjen Tregtare Sherbyese,gjegjësisht me Librarinë “Meshari“ .
Kjo radio prestigjioze dhe konkurente në tregun mediatik të Kosovës ështe në sherbim të degjuesve plot 24 orë,7 ditë në javë dhe 365 ditë në vit. Me shtrirje në rrjetin tokësor në një pjesë të madhe në rrafshin e Dukagjinit,ne frekuencen 98.8 si dhe në atë satelitor ne www.radiofontana.org, e tash e një kohë ky medium ka avancuar duke bërë kështu edhe transmetime vizule përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në facebook.
Për punën tonë, dhe përkushtimin qe kemi për punë,dëshmojnë edhe dhjetëra mirënjohje dhe çmime të ndryshme të vlerësuar nga Institucione vendore e ndërkombëtare, duke u shpallur kështu dy vite radhazi 2011-2012 si Radio Lokale më e mira e vitit,kurse në vitin 2012 për nder të 100 Vjetorit të Pavarësië së Shqipërisë, jemi vlerësuar më Çmimin e Tretë në reklamë, ku konkurent ishin mbi 100 Radio nga gjithë Trojet Shqiptare. Radio Fontana tash e sa vite vazhdon të jetë një medium neutral dhe I besueshëm për publikun e gjerë vendor dhe atë ndërkombetarë. si rezultat I punës dhe përkushtimit të stafit kjo radio me datë 18.11.2018 ka marrë statusin RTV duke u zgjëruar kështu edhe me televizion ne të gjitha platformat vendore dhe ne shume prej ayre ndërkombetare.RTV FONTANEN mund t`a ndiqni ne këto platforma për Kosovë :
KADRIA-NET – 14
IPKO – 195
KUJTESA – 148
EVROPE: Nimi tv – 205
AMERIKE: Tv Alb – 206
Iptv iliria – 104
Mega iptv – 18