Bie tavani në UP si pasojë e shiut, dështon mbajtja e provimit

0

Shiu i rrëmbyeshëm që përfshiu dje vendin ka shkaktuar pasoja në disa vende.

Edhe në kryeqytet, shiu i mbrëmshëm jo vetëm që bllokoi rrugët, por edhe shkaktoi dëme.

Në këto fotografi të Indeksonline, mund të shihni pasojat e shiut në departamentin e Gjeografisë, në kuadër të Fakultetit të Filologjisë.

Shiu që ra më të madhe në Prishtinë, ka depërtuar edhe brenda këtij departamenti.

Siç shihet në këto fotografi, e tërë zyra është shkatërruar nga pjesa e tavanit që ka rënë prej shiut, derisa korridori është mbushur me ujë.

Për shkak se sallat e ligjëratave ku mbajnë studentet janë mbushur me ujë, edhe provimet janë anuluar.

Shiu po vazhon edhe sot, ku meterologët kanë parashikuar gjatë tërë javës mot të ngjashëm./Indeksonline

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakShi i madh në Istog, vërshohen rrugët e fshatit Kaliqan
Artikulli tjetërPamje pas furtunës se mbrëmshme në Ulçin