Betohen tetë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

0

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka emëruar tetë anëtarë të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Tetë anëtarët e përbërjes së re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë Sami Hamiti, Florian Dushi, Adnan Rrustemi, Nazlie Bala, Alfred Kinolli, Ćemailj Kurtiši, Ercan Şpat dhe Stevan Veselinoviq.

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë betuar se do t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme”, thuhet në njoftimin e presidencës. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakPronari i 14 kazinove në Kosovë: Humbëm njerëz, tani po humbin edhe punën
Artikulli tjetërVeseli me kritika të ashpra ndaj BE-së: Po na i merrni me mijëra të rinj por liberalizimin nuk po na e jepni