Berisha: Të rinjtë Prishtinas, me konceptin për shtet 100%

0

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha, në takimin e mbajtur me banorët e lagjes “Haxhi Zeka”, në Prishtinë shpalosi programin e tij, ku foli për zhvillimin ekonomik dhe punësimin e të rinjëve, e që konsiderohet të jetë ndër sfidat më të mëdha në vend.

Banorët e kësaj lagje shprehën brengat dhe hallet e tyre me të cilat ballafaqohen çdo ditë.

“Krahas problemeve të shumta nëpër të cilat po kalon vendi, është shqetësues fakti se Kosovën, po e braktisin të rinjtë të shkolluar e të profesionalizuar, në pamundësi për të gjetur një vend pune” u shpreh Berisha

Prandaj të bashkohemi edhe njëherë për të dëshmuar që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është parti serioze dhe e përkushtuar për punë.

Me konceptin 100%, Kosovës ia kthejmë dinjitetin dhe vëmendjen e merituar.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakBerisha kërkon në Istog mobilizim më të madh për fitoren e koalicionit AAK-PSD, për 100% shtet
Artikulli tjetërBerisha mbanë premtimin, në Vranjevc të Prishtinës largohet deponia e mbeturinave