Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Bekë Berisha, është takuar mbrëmjen e së shtunës me strukturat dhe përkrahësit e kësaj partie në Istog.
Me këtë rast, ai ka kërkuar mobilizim më të madh për fitoren e koalicionit AAK-PSD, për 100% shtet.
Berisha ka lavdëruar qeverisjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se mori veprime konkrete si: formimi i Ushtrisë së Kosovës; ruajtja e Kosovës nga ndarja; vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe etj.
Berisha, në këtë takim
ishte i shoqëruar edhe nga kandidatët tjerë për deputet të AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi dhe Gani Dreshaj, i cili ka marrë mbështetje të fuqishme për deputet të Kuvendit të Kosovës.