Bëhen 30 vjet nga greva e minatorëve të Trepçës

0

Para 30 viteve minatorët e Trepçës kishin filluar grevën e urisë për të mbrojtur Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, duke shënuar kështu fillimin e zhbërjes së Jugosllavisë.

Ishin rreth 1,300 minatorë që kishin hyrë në këtë grevë, për të mbrojtur ekzistencën e Kosovës dhe autonominë e saj.

Greva historike e minatorëve të “Trepçës” e vitit 1989 qe shndërruar në rezistencë gjithë popullore demokratike e paqësore, kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën.

Me rastin e këtij përvjetori Ndërmarrja Trepça organizon manifestimin tashmë tradicional “Java e Minatorëve” që fillon sot.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakAksidentohën me veturë dy nxënëse në Podujevë, dërgohen në QKUK
Artikulli tjetërProtestojnë punëtorët e larguar nga puna e KEDS-it