AUV: Therni kurban sigurt dhe pastër

0

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, u bën thirrje të gjithë besimtarëve mysliman të Kosovës, me rastin e përmbushjes se ritit të therjes se kurbaneve të veprojnë në pajtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë.

Në njoftimin e bërë nga AUV kërkohet që therjet të bëhen vetëm në thertore të licencuara.

“Kafsha e cila theret për konsum familjar dhe të të afërmeve mbi të gjitha duhet të jetë e kontrolluar. Në thertore kontrolli kryhet para therjes gjatë procesit të therjes dhe pas therjes. Pas hulumtimit të plotë nga ana e veterinarit, vlerësohet mishi dhe ai merr vulën e sigurisë për konsum”, thuhet në njoftimin e bërë për media, transmeton Telegrafi.

Tutje në njoftim thuhet se tregtimi i kafshëve të gjalla duhet të bëhet me dokumentacion përcjellës.

“Para blerjes sigurohuni që kafsha posedon numrin dhe dokumentet tjera, të cilat dëshmojnë mbi origjinën dhe gjendjen shëndetësore të kafshës. Ato përfshijnë numrin e matrikullit (numër te caktuar të lëshuar nga autoriteti kompetent) të posedojnë certifikatat veterinare shëndetësore të lëshuara nga veterineret e licencuar përgjegjës për kontrolle shëndetësore të pronës dhe pasaportën. Secila kafshë e cila haset në tregje apo hapësira tjera pa dëshmitë e lartë cekura, konsiderohet ilegale, ne të njëjtën kohë mund të konfiskohet nga organet kompetente”.

AUV thekson se, therje e pa sigurt për shëndetin publik dhe ilegale, konsiderohet, secila therje që bëhet jashtë objekteve të autorizuara për therje.

“Për shkak të statusit shëndetësor të kafshëve te destinuara për kurban të mungesës se kontrollit veterinar para therjes , gjatë dhe pas procesit të therjes. Ekziston mundësia e bartjes se sëmundjeve infektive zoonotike nga kafshët tek njerëzit, ndërsa nga mungesa e kushteve higjienike në vendet apo hapësirat jo adekuate mund të vijë deri të kontaminimi i mishit ( ekziston një numër i madhe i faktorëve mikrobiologjik të cilët mund ta atakojnë mishin) nga ambienti dhe pajisjet jo higjienike. Temperaturat e larta janë një faktor tjetër jo i përshtatem për proces të therjes dhe ruajtjes se mishit. Këta faktor rrezikojnë shëndetin publik nga helmimet alimentare me ushqim.

Lista e thertoreve në të gjithë territorin e vendit është publike ajo gjente në ueb faqen të AUV-s, ku përfshihen adresat e thertoreve. Të gjitha këto objekte janë nën mbikëqyrje të autoritetit kompetente për kontrolle të ushqimit. Në secilën prej tyre ka nga një inspektor veteriner komunal ose qendror, të cilët janë të autorizuar për kontrolle të kafshëve para therjes, gjate dhe pas procesit të therjes. Tani në vendin tonë janë gjithsej 53 objekte të aprovuara për therjen e kafshëve, të kapaciteteve të ndryshme, të cilat arrijnë deri të kapaciteti maksimal i therjes dhe ruajtjes se mishit prej 75-80 krerë. Si shoqëri, të tregojmë nivel të lartë të kulturës duke mos shfaqur imazhe të prerjes së kafshëve në hapësira publike”.

Në fund AUV, uron gjithë besimtarët e fesë islame me rastin e festës se Kurban Bajramit./Telegrafi/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakEkstradohet në SHBA biznesmeni kosovar, i dyshuar për mashtrim me miliona dollarë
Artikulli tjetërGjatë vikendit rreth 500 persona kërkuan ndihmë në QKUK, shkak temperaturat e larta