Avokadot janë prej ushqimeve më të shëndetshme dhe, përveç vetive të fuqishme mjekësore, ato kanë edhe shije shumë të mirë.
Janë të pasura me vlera ushqyese
Një avokado përmban mbi 20 vitamina dhe minerale, në mesin e të cilave janë vitamina C, vitamina K, foliati, kaliumi, etj.
Yndyrë e shëndetshme
Avokadot janë të mbushura me yndyra të shëndetshme të cilat e zvogëlojnë kolesterolin e keq dhe e reduktojnë rrezikun e sulmeve të zemrës dhe trurit.
Niveli i kolesterolit
Për shkak të përmbajtjes së yndyrave të shëndetshme, avokadot arrijnë që ta mirëmbajnë nivelin e kolesterolit të mirë dhe njëkohësisht ta ulin nivelin e kolesterolit të keq.
Humbja e peshës
Konsumimi i gjysmë avokadoje në ditë është dëshmuar se ju bën të ndiheni më të ngopur deri në 5 orë pas një shujte.
Absorbimi i vlerave ushqyese
Konsumimi i rregullt i avokados ndihmon në absorbimin e karotenoideve esenciale në trup, siç janë licopei, luteini, alfa-karoteni dhe beta-karoteni.
Shtypja e gjakut
Përmbajtja e lartë e kaliumit ndihmon në menaxhimin e shtypjes së gjakut, e eliminon sodiumin e tepërt dhe e lehtëson tensionin në muret e enëve të gjakut.
Parandalimi i diabetit
Avokadot i rregullojnë nivelet e insulinës dhe glukozës në gjak, andaj janë të shkëlqyeshme në rastet me diabet.
Shëndeti i eshtrave
Vitamina K ndihmon në absorbimin e kalciumit në trup, i cili është esencial për shëndetin e eshtrave, ndërkaq avokadot janë të mbushura me këtë vitaminë.
Shëndeti i syve
Avokadot përmbajnë dy karotenoide shumë të rëndësishme, lutein dhe zeaxanthin, të cilat janë esenciale për shëndet të syve dhe shikim të mirë. Prandaj, konsumimi i avokados e parandalon verbërinë, dëmin e syve, etj.
Shtatzënia
Avokadot janë të mbushura me bollëk me vitaminë B6, folat, vitaminë C dhe kalium, e që të gjitha këto i nevojiten nënës gjatë muajve të shtatzënisë. /Telegrafi/