Arrestohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

0

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Njësinë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin se është arrestuar i pandehuri A.Sh,  pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së.

Sipas prokurorisë i pandehuri A.Sh, në cilësinë e personit zyrtar, laborant në Laboratorin e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, e ka keqpërdorur detyrën zyrtare,  ashtu që gjatë orarit të rregullt të punës në spital nuk u ka shërbyer pacienteve të cilët kanë kërkuar shërbim në Laborator, sipas udhëzimeve të mjekëve por, të njëjtit i ka dërguar për analiza në laboratorin e tij privat që gjendet në Gjakovë.

Me këto veprime i pandehuri A.Sh, ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së.

Me vendim të Prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë dhe pritet që në afatin ligjor të ushtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Thuhët në komunikatën zyrtare të Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakUP me program për orientim të maturantëve për studime
Artikulli tjetërAktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe për heqje apo dëmtim të vulave zyrtare ose shenjave