Arrestohen dy persona të dyshuar për ‘lëndim të lehtë trupor’

0

Ju informojmë se me datën 27 mars 2019 në Deçan, në një restorant ka ndodhur një incident në mes të disa personave, të cilët fillimisht janë fjalosur dhe më pas janë përleshur edhe fizikisht.

Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Deçan, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në koordinim edhe me prokurorin e shtetit, për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast, i cili është cilësuar ‘lëndim i lehtë trupor’.

Janë intervistuar ankuesit (viktimat), dëshmitarët dhe dy persona të dyshuar: V. R. m/k/sh i lindur me 1982 dhe J. B. m/k/sh i lindur 1972. Të dyshuarit janë arrestuar, ku i dyshuari i parë është ndaluar për 48 orë, ndërsa i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit të shtetit.

Rasti është duke u hetuar në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e Shtetit për të sqaruar rrethanat dhe motivin e rastit.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakVeseli me kritika të ashpra ndaj BE-së: Po na i merrni me mijëra të rinj por liberalizimin nuk po na e jepni
Artikulli tjetërRaporti 24-oresh i Policisë regjionale te Pejes