Bashkëshortja e kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, Anita Muçaj ka shkruar në lidhje me shkuarjen e Haradinajt në Hagë
Ajo ka thënë se është hera e tretë që po mbajmë mbi supe peshën e rëndë të fatit të hidhur të Kosovës.
“Konsistenca dhe stabiliteti, vendimarrja jote dhe besimi në parime janë ato që të identifikojnë më së miri, prandaj përballë teje ata ndjehen të vegjel, prandaj ti përbën rrezik për ta, kot nuk thuhet mbrojtja më e mirë është sulmi, të sulmuan për t’a madhështuar vetveten”, ka shkruar ajo në Facebook.
“Nëse ata do të shkonin një herë në ndonjë proces gjyqësor do të shëndrroheshin në grimca dhe këtu është fatkeqësia dhe nuk ka gjë më të keqe se zemërligësia. Ti gjithmonë e ke dhe e kishe një popull mbrapa, të mbeshtetën dje dhe sot, kjo është fuqia më e madhe që një lider mund ta ketë! Edhe sot edhe gjithmonë ti do jesh fitimtar sepse besove dhe beson në dicka më madhore, ti beson në nder e dinjitet. Të tjerët le të besojnë në pushtet! Të presim me Hanën, Gjinin dhe Trimin bashkë me t’gjithë fëmijët e Kosovës që do rriten duke mos u ndier inferior!”, është shprehur Anita Muçaj./Gazeta Blic