Aksion i Njësisë Speciale në veri, 5 të arrestuar Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm kanë ndërmarrë një aksion në katër komunat veriore të vendit me shumicë serbe. Sipas burimeve të KosovaPress, janë arrestuar të paktën pesë persona me dyshimin për krim të organizuar. Operacioni ka nisur pak pas orës 05:00 të mëngjesit të së martës. Alarmi që përdoret nga serbët e veriut e që simbolizon tubim të menjëhershëm është aktivizuar rreth orës 06:00, por deri më tani nuk vërehen qytetarë të tubuar. Alarmi po dëgjohej edhe një orë më pas.